Aktuale

aktuale 1
 

Shpallje e Konkursit

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 18, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall

KONKURS

Vendi i punës: Asistent ekzekutiv
Koeficienti: 6
Lloji i emërimit: Jo i karrierës
Kohëzgjatja e emërimit: Për kohë të caktuar (deri në kthimin e  zyrtares nga pushimi i lehonisë).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
2. Komunikon direkt, dhe në emër të Kryesinë dhe Sekretarit të ASHAK me njësitë organizative brenda ASHAK për çështjet e iniciuara nga Kryesia dhe Sekretari i ASHAK;
3. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-mailat për Kryesinë dhe Sekretarin e ASHAK;
4. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
5. Pranon, protokollon, ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të ASHAK;
6. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për Kryesinë dhe Sekretarin e ASHAK, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
7. Ndihmon Sekretarin e ASHAK në caktimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme dhe merr pjesë në takime nëse është e nevojshme;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Kryesia dhe Sekretari i ASHAK.

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:
1. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike;
2. Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
3. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
4. Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
5. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
6. Arsimim i baçelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Fletëparaqitjet me të dhëna për jetën dhe punën e kandidatit merren në ndërtesën e Akademisë , rr.”Agim Ramadani” nr. 305, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, dhe të plotësuara të dorëzohen në mjediset e Akademisë së bashku me kopjet e dëshmive të kualifikimeve shkollore, përvojën e punës, kurset, referencat dhe Certifikatën nga Gjykata Komunale që nuk jeni nën hetime. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.