Aktuale

aktuale 1
 

Vend i lirë i punës

Në përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, 03/L-149, neni 18, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Shpall

KONKURS

Vendi i punës: Zyrtar i TI-së për përkrahje
Koeficienti: 7
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 12 Muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 
1. Konfigurimi, administrimi, monitorimi dhe mirëmbajtja e të gjithë PC-ve e pajisjeve periferike, përfshirë Active Directory në MS 2003 Serverët dhe në Microsoft Exchange 2003 Serverin; të gjitha protokollet e rrjetit, përfshirë VPN, DNS dhe DHCP; MS ISA VPN dhe Cisco VPN; dhe MS ISA 2004 Proxy; 
2. Mirëmbajtja dhe Administrimi i bazave të së dhënave; hartimi, avancimi dhe ekzekutimi i procedurave ditore të ruajtjes së të dhënave (Backup); 
3. Konfigurimi dhe instalimi i standardizuar i sistemeve operative ndihmëse të klientëve si dhe konfigurimi dhe instalimi i programeve shtesë sipas kërkesave të ASHAK;
4. Mirëmbajtja dhe administrimi i rrjetit të intranetit të ASHAK; Monitorimi i mirëmbajtjes, dhe instalimi i harduerit, softuerit, lidhjeve të rrjetit dhe kabllove;
5. Programimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të komunikimit; Përkujdesja për lëshimin e fshehtë të PIN-kodeve të telefonit;
6. Administrimi dhe përkujdesja për sistemin e zërimit dhe të përkthimit të ASHAK;
7. Mbështetja e mënjanimit të problemeve të harduerit dhe softuerit në përdorim nga shfrytëzuesit e ASHAK-ut sipas kërkesës; Mirëmbajtja e kompjuterëve dhe printerëve të ASHAK; 
8. Ofrimi i ndihmës shfrytëzuesve për qasje në postën elektronike në PC dhe pajisjet smart, si dhe i mbështetjes së përdorimit të softuerëve standardë; Mirëmbajtja e rrjetit dhe internetit të ASHAK; 
9. Përgatitja dhe mirëmbajtja e inventarit gjithëpërfshirës të të gjitha pajisjeve kompjuterike, të telekomunikimit dhe të softuerëve në zyrë dhe sigurimin e përputhshmërisë me regjistrin e e-pasurisë; 
10. Përgatitja komplete për shtyp, përkatësisht redaktimi teknik (thyerja teknike dhe dizajnimi) i botimeve të Akademisë; 
11. Radhitja e teksteve në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja; 
12. Kryeja edhe e detyrave të tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale  të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë:
1. Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të administrimit të sistemeve të TIK-ut, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
2. Përvojë profesionale në mirëmbajtjen dhe servisimin e MS Windows 2000/2003/2007/2010, MS ISA 2004 serverëve, MS Exchange Server 2003 dhe konfigurimin e switch-ve dhe ruterëve Cisco, si dhe të konfigurimit të Ethernetit, TCP/IP, IP adresimit, kablloimit strukturor dhe VPN nëpërmjet MS ISA 2004 ose Cisco; 
3. Njohuri shumë të mira të pajisjeve komunikuese;
4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën specifike të TIK-ut;
5. Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
7. Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e sistemeve operative bazuar në Microsoft, sidomos në Windows 2000/2003/2007;
8. Shkathtësi të avancuara kompjuterike në përdorimin e aplikacione të programeve MS OFFICE 2003/2007/2010 dhe softuerëve të dizajnit grafik (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Indesign); 
9. Shkathtësi të avancuara në redaktimin teknik të teksteve;
10. Diplomë universitare, mbështetur me Certifikatat relevante profesionale në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimeve, minimum 2 vjet përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë prej ditës së shpalljes.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Fletëparaqitjet me të dhëna për jetën dhe punën e kandidatit merren në ndërtesën e Akademisë, rr.”Agim Ramadani” nr. 305, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, dhe së bashku me dëshmitë përkatëse dorëzohen në mjediset e Akademisë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.