Aktuale

aktuale 1
 

Shpallje - Marrëveshje për shërbime të veçanta

Në Prishtinë, më 7 shtator 2016

Nr. ref.: 712/3

SHPALLJE

MARRRËVESHJE PËR SHËRBIME TË VEQANTA

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L -038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, neni 26,  Statutin e ASHAK, nenet 32, 36 dhe 37, Rregulloren Nr.319/1, për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në ASHAK, nenet 15 dhe 16,  Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149,  neni 12, paragrafi 4, Rregulloren nr. 02/2010,  për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, neni 18, përmes Marrëveshjes për shërbime të veçanta, ASHAK kërkon angazhimin e një:

Konsulenti të jashtëm

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Konsulenti i jashtëm, sipas kërkesave të ASHAK, bazuar në Ligjin Nr. 05/L -038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Statutin e ASHAK, Ligjin  Nr. 03/L-048  për Menaxhimin e Financave  Publike dhe Përgjegjësitë ( me ndryshimet),  Rregullën Financiare të Thesarit 01/2010 për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, nga viti 2010; Doracakun –Procedura e MFK?së, Strategjia e  Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike 2015-2019, Standardet ndërkombëtare të Kontrollit - Korniza e Integruar e Kontrollit të Brendshëm, COSO, do të ofrojë asistencën teknike, të mbështesë dhe të ndihmojë Grupin punues të ASHAK, në:

1. Hartimin e Planit për Menaxhimin e Riskut për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, për vitin 2016/2017;

2. Hartimin (Përpilimin) e Regjistrit të Riskut për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe

3. Hartimin e Rregullores së Brendshme/ Kodin e Mirësjelljes  (për përkufizim të situatave të konflikteve të interesit).

Kualifikimet dhe Përvoja:

Kandidati për Konsulent të jashtëm duhet të posedojë:

Përgatitje universitare në drejtësi, ekonomi, apo administratë publike;

Aftësi të mira dhe ekspertizë në konceptimin dhe hartimin e politikave të veprimit, hartimin e dokumenteve dhe programeve strategjike, planeve të veprimit, ligjeve dhe akteve dytësore ligjore;

Njohuri të shkëlqyera në planifikimin, menaxhimin dhe zbatimin e planeve strategjike, projekteve në bazë të praktikave të mira, për të udhëhequr në mënyrë adekuate ekipe pune dhe për ta këshilluar klientin mbi menaxhimin e planeve strategjike dhe projekteve në mënyrë të duhur dhe të suksesshme;

Përvojë të mëparshme përkatëse me detyrat e kërkuara në administratën publike dhe njohje të thellë të rregullave, procedurave dhe proceseve të punës në fushën e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të financave, auditimit dhe menaxhimit me resurset njerëzore;

Eksperiencë specifike në ngritjen e kapaciteteve dhe draftimin e moduleve dhe zhvillimin e trajnimeve;

Gatishmëri për te përmbushur detyrat brenda kohës se parashikuar për kryerjen e shërbimit, me cilësi te larte dhe efektivitet, si dhe të jetë person me integritet të lartë profesional dhe personal;

Certifikatën e Numrit Fiskal nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Kohëzgjatja e kontratës:

? Tre (3) muaj

Çmimi (kosto e shërbimit):

? 550,00.00€ bruto

Informata të përgjithshme

ASHAK ofron mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë kandidatët.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kornizën e Planit operacional të Punës (ofertën e tyre), biografinë profesionale (CV) dhe një letër motivuese, çdo ditë pune në ASHAK, nga ora 08:00-16:00.

Data e fundit për pranimin e dokumentacionit të kërkuar është 13.09.2016, në orën 16:00.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë.