Aktuale

aktuale 1
 

Prof. dr. Arsim Bajrami – anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve (ASAE)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se prof. dr. Arsim Bajrami, anëtar korrespodent i saj është pranuar anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Evropës, me seli në Salzburg të Austrisë. Inaugurimi solemn i prof. Bajramit do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme, që do të mbahet më 5 mars 2016, në Salzburg.

Prof. dr. Arsim Bajrami është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në vitin 2012.

Anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës nga Akademia jonë ishte i ndjeri akademik Gazmend Zajmi, ndërsa më pas anëtarë të saj janë zgjedhur Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu, Nexhat Daci dhe anëtari i jashtëm Muhamedin Kullashi.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës vlerëson se ky hap dëshmon edhe një herë meritat dhe vlerësimin e lartë që u bëhet shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare.

Prishtinë, më 8.10.2015
Sekretariati i Akademisë