Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim për zgjedhje të Kryesisë së re të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

             Në Prishtinë, më 24 dhjetor 2014
Nr. ref.: 953

NJOFTIM

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

- Akademik Hivzi Islami - Kryetar;
- Akademik Pajazit Nushi - Nënkryetar;
- Akademik Isuf Krasniqi - Sekretar i përgjithshëm.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

- Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
- Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
- Akademik Fejzullah Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
- Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

Sekretare e Akademisë
Lendita Juniku Pula