Aktuale

aktuale 1
 

Çmimi stimulues i Fondit 2014

Në bazë të nenit 4 të Rregullores së Fondit për stimulimin e zhvillimit të punës shkencore-kërkimore së të rinjve nga lëmi i shkencave të natyrës të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (në vazhdim, Fondi), Këshilli i Fondit.

SHPALL

Kriteret për ndarjen e çmimit stimulues për veprën më të mirë  nga lëmi i shkencave të Natyrës për tre vjetët e fundit (2011-2013).

Fondi do të shpërblejë veprën shkencore nga lëmi i shkencave të Natyrës, e cila i plotëson këto kritere:
- Vepra duhet të paraqesë arritje serioze shkencore origjinale në fushën përkatëse shkencore;
- Vepra duhet të jetë e botuar për herë të parë brenda viteve 2011-2013;
- Vepra duhet të jetë e botuar në gjuhën shqipe, në Kosovë;
- Si vepër konsiderohet edhe Doktorata e mbrojtur në tre vjetët e fundit (2011-2013) nga lëmi i Shkencave të Natyrës, rezultatet e së cilës janë botuar në revista shkencore të nivelit të duhur;

Çmimi stimulues i Fondit jepet për veprën që vlerësohet nga Këshilli drejtues i Fondit.
Bashkë me propozimin e shkoqitur deponohet edhe vepra (doktorata) që propozohet për Çmimin.
Dokumentacioni duhet t’i dorëzohet Shërbimit Profesional dhe Administrativ të Akademisë, brenda 15 ditësh nga dita e shpalljes në gazetë, në adresën Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, rruga “Agim Ramadani” p.n., Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.