Aktuale

aktuale 1
 

Hivzi Islami dhe Edi Shukriu u inauguruan anëtarë të Akademisë Europiane

Më 8 mars 2014, në Asamblenë e përgjithshme të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, u bë inaugurimi solemn i dy anëtarëve të kësaj Akademie, prof. dr. Hivzi Islamit, demograf, anëtar i rregullt i ASHAK dhe kryetar aktual i saj, dhe prof. dr. Edi Shukriut, arkeologe, anëtare korrespondente. Akademikët Islami dhe Shukriu në nëntor të vitit 2013 ishin zgjedhur anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve.

Anëtarë të Akademisë Evropiane janë akad. Rexhep Ismajli dhe anëtari i jashtëm akad. Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi. 

Shërbimi profesional i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës