Aktuale

aktuale 1
 

Shpallje për "Shpërblimin mbështetës 2014"

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bazë të Vendimit të Kryesisë së saj nr. 230, të 31.12.2013, ndan:

SHPËRBLIMIN MBËSHTETËS 2014

Për kandidatin e moshës së re që ka arritur rezultate të rëndësishme në fushën e shkencës dhe të artit.
Shpërblimi mbështetës 2014 jepet për kandidatin, shtetas i Kosovës, i cili vlerësohet nga Komisioni i caktuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kandidatët duhet t’i sjellin CV–të, biobibliografitë dhe kopjet e punimeve më të rëndësishme të tyre.
Dokumentacioni i kërkuar duhet t’i dorëzohet Shërbimit Profesional dhe Administrativ të Akademisë, brenda 7 ditësh nga dita e shpalljes në gazetë, në adresën Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, rruga “Agim Ramadani”, p. n. Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.