Aktuale

aktuale 1
 

Letër e kryetarit të ASHAK për kryetarin e ASHSH

Akademik Gudar BEQIRAJ,
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË
TIRANË, 29.10.2012

I nderuari z. Kryetar,

Këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuar edhe Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve. Është punë e juaja se ke e ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave “shkencore” dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë. 

Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin “Memorandum SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviqi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987. Anëtar i ekipit të këtij “Memorandumit” ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiqi, i cili, siç morëm vesh, e ka paralëjmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim. Vitin e kaluar Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, për shkak të këtij “Memorandumi” nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë Malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar. 

E pakënaqur me këtë hap, udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj.

Përshëndetje,
Akad. Hivzi Islami, kryetar i ASHAK-ut

 

Në Shtojcë: Dëshmia se nënkryetari i SANU-së akad. Ljubiša Rakić ishte anëtar i Grupit për hartimin e ”Memorandumit”.

Memorandum SANU

Izvor: Wikipedija

· Memorandum SANU je dokument koji je stvorila Srpska akademija znanosti i umjetnosti - SANU kao strateški program srpske inteligencije. Memorandum SANU je odredio smjer rješenja srpskog pitanja unutar SFR Jugoslavije. Ovaj dokument bio je objavljen u javnosti preko novina "Večernje novosti" u dva nastavka 24. i 25. rujna 1986.  

Radna grupa [uredi]

· Pavle Ivić, Antonije Isaković, Dušan Kanazir, Mihajlo Marković, Miloš Macura, Dejan Medaković, Miroslav Pantić, Nikola Pantić, Ljubiša Rakić, Radovan Samardžić, Miomir Vukobratović, Vasilije Krestić, Ivan Maksimović, Kosta Mihajlović, Stojan Čelić.

· Komentar [uredi]

Memorandum SANU u svom sadržaju nimalo ne odstupa od već poznatih velikosrpskih programa ("Načertanije",Srbi svi i svuda,Homogena Srbija..) samo je moderniziran za svoje vrijeme:

· granice Srbije nisu u skladu s etničkim sastavom i kao takve one se trebaju prekrajati, jer prema memorandumu Ustav iz 1974. je nanio mnogo štete Srbiji, zbog stvaranja autonomnih pokrajina Vojvodine i Kosova, razvodnjavanje federacije, kao i zbog "umjetnih" administrativnih granica koje ne predstavljaju "pravu" sliku

· ugroženost srpskog naroda od strane drugih naroda unutar SFR Jugoslavije: asimilacija, iskorištavanje, istjerivanja, nemogućnost izražavanja, marginalizacija u političkoj, ekonomskoj, kulturnoj i naučnoj sferi.

· jačanje protusrpskih snaga unutar SFR Jugoslavije (Hrvati, Albanci)

· potreba za brzu i skoru akciju da se spriječi propadanje Srbije i srpskog naroda

Utjecaj [uredi]

Memorandum SANU je imao dalekosežan utjecaj na razvoj i obnovu nacionalističkog pokreta u Srbiji prvo pod okriljem Saveza komunista Srbije. Memorandum je imao i izravan utjecaj na Slobodana Miloševića koji je ideje izložene u memorandumu pokušao provesti u djelo: antibirokratska revolucija i ideja o velikoj Srbiji koja je kasnije bila uzrok rata u Sloveniji, Hrvatskoj, BiH i na Kosovu.